SC Gjilani arrin në Luksemburg, zhvillon seancën e parë stërvitore (Foto)

SC Gjilani arrin në Luksemburg, zhvillon seancën e parë stërvitore (Foto)

Sport Club “Gjilani” ka arritur në Luksemburg ku ditën e enjte do e zhvilloj ndeshjen kualifikuese të rundit të parë në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta Enigma.

Tashmë skuadra gjilanase është akomoduar në hotel dy ditë para ndeshjes me FC Progres Niederkorn.

“Kuqebardhët” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Jose Haupert” aty ku pritet të zhvillohet edhe ndeshja.

SC Gjilani do e zhvilloj nesër edhe një seancë tjetër stërvitore.

Kujtojmë që në Luksemburg pritet të ketë edhe tifozë të Gjilanit të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës.

FC Progres Niederkorn – SC Gjilani, do të luhet ditën e enjte me fillim nga ora 19:30 dhe do të transmetohet direkt në Super Sport.

/Gazeta Enigma/

Related Articles