Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në tokën turke aty ku po e zhvillon fazën përgatitore para stinorit pranveror.
Ekipi gjilanas gjatë këtij qëndrimi ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, sot “Skifterët” janë përballur me ekipin nga Kazakistani, FC Qyzyljar.
“Kuqebardhët” e Gjilani triumfuan minimalisht në këtë ndeshje. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi anësor, Edi Basa.
Kujtojmë se gjilanasit nesër do kthehen në Kosovë për të vazhduar edhe më tutje përgatitjet për sezonin e ri.
/Gazeta Enigma/