Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë nga sëmundjet kanceroze te grate, për të cilën janë zhvilluar disa fushata sensibilizuese, ne mesin e tyre edhe ajo e një klubi të futbollit, siç është ajo e SC Gjilani, në rrjete sociale.
Klubi i është bashkuar fushatës vetëdijsuese për parandalimin gjegjësisht trajtimin e kancerit të gjirit, krahas ktiviteteve të përgjithshme, në funksion të vetëdijësimit për parandalimin dhe trajtimin adekuat.
TET????RI – MUAJI PËR NDERGJEGJËSIMIN E KANCERIT TË GJIRIT #tetorirozë???? #ndergjegjesimindajkancerit #kunderkancerittegjirit #shpëtojetëPosted by SC Gjilani on E diel, 10 tetor 2021
Muaji tetor ose “Muaji Rozë”, siç njihet në botë, është muaji në të cilin zhvillohen aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe edukimin shëndetësorë, me synim të parandalimit dhe trajtimit të hershëm të kancerit të gjirit.