SC Gjilani ia merr mbrojtësin e djathtë Shkëndijës së Tetovës

SC Gjilani ia merr mbrojtësin e djathtë Shkëndijës së Tetovës

SC Gjilani ka qenë në kërkim të një mbrojtësi tash e një kohë të gjatë e sidomos pas ardhjes së trajnerit Zekirija Ramadanit.

Kanal10 merr vesh se drejtuesit gjilanas tanimë e kanë gjetur një të tillë dhe kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, Angelce Timovskin.

Timovski do të bashkohet me skuadrën e Zekirija Ramadanit në Ohër, atje ku “Skifterat” kanë zgjedhur për të zhvilluar fazën përgatitore para ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Liepajas.

27 vjeçari i’u bashkua Shkëndijës vitin e kaluar nga skuadra e Sileksit.

Në 27 paraqitje me Shkëndijën, Timovski ka realizuar dy herë dhe ka dhuruar tri asistime.

Related Articles