Arton Osmani tregon se kur do të mbahet kuvendi i FC Prishtinës

Arton Osmani tregon se kur do të mbahet kuvendi i FC Prishtinës

Kuvendi i klubit të futbollit FC Prishtina është thirrur për datën 26 qershor dhe tashmë ditët po afrojnë për t’u mbajtur një proces mjaft i rëndësishëm për kubin kryeqytetas.

Drejtori i përgjithshëm i FC Prishtinës, Artan Osmani ka theksuar se ka shmë ndryshime statutare –  gjë e cila po e vonon paksa këtë Kuvend.

“Ka ndryshime të mëdha statuare, megjithatë Kuvendi do të mbahet”, ka thënë Artan Osmani për ‘GazetaBlic Sport’.

Osmani potencoi se data e Kuvendit mund të shtyhet për pak ditë – por ky Kuvend do të mbahet gjithsesi para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Mund të ketë pak vonesa disa ditë, por ajo që dihet është se Kuvendi do të mbahet para fillimit të edicionit”, përfundoi Osmani.

Kujtojmë se tek Prishtina ka filluar revolucioni dhe nën udhëheqjen e ekipit tani është trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.

Related Articles