Ditën e enjte është zhvilluar derbi më i madh në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Kjo ndeshje përfundoi pa fitues ku dy skuadrat arritën të realizojnë nga një gol, raporton Gazeta Enigma.
Golin për skuadrën e Gjilanit e realizoi sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, gjithashtu për Dritës shënoi anësori Almir Ajzeraj.
Klubi gjilanas përmes një foto ka ironizuar me mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari, i cili shihet duke e mbajtur me dy duar sulmuesin e ‘kuqebardhëve’, Theophilus Solomon.
“Solo delivery”, kanë shkruajtur faqja zyrtare e Gjilanit.
Më poshtë e gjeni postimin: /Gazeta Enigma/