SC Gjilani mbanë provën e fundit gjenerale para Progres Niederkorn

SC Gjilani mbanë provën e fundit gjenerale para Progres Niederkorn

Të besuarit e Klodian Duros, kanë zhvilluar edhe provën e fundit gjenerale në prag të duelit kthyes ndaj Progres Niederkorn, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër të garës, njofton klubi.

Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtës.

Oltion Bilalli, Mevlan Zeka dhe Theophilus Solomon janë ende të pakonfirmuar për këtë përballje për shkak të lëndimeve të mëparshme, ndërkohë që stafi teknik do të shoh situatën e tyre para ndeshjes, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit.

Dueli kthyes ndaj Progres Niederkorn zhvillohet të enjten mbrëma më 20 Korrik me fillim nga ora 20.00.

Related Articles