SC Gjilani me mungesa të shumta ndaj Malishevës

SC Gjilani me mungesa të shumta ndaj Malishevës

Kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 35, Gjilani do t’i bëj konak skuadrës së Malishevës, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante, pasi që Gjilani po lufton për të dalë nënkampion i Kosovës, kurse Malisheva për t’i ikur zonës së barazhit.

SC Gjilani në këtë ndeshje do futet e ‘plagosur’ pasi që ka mungesa të shumta.

Mesfushori nga Bregu i Fildisht, Keita Aziz dhe Albert Dabiqaj tashmë veçse i kanë humbur edhe dy ndeshjet e fundit.

Yll Hoxha dhe Fabjan Beqja ishin konfirmuar më parë që për shkak të lëndimit do të mungonin deri në fund të sezonit.

Për ndeshjen ndaj Malishevës pritet të mungojë Armend Halili, Keita Razak dhe Elton Cale.

Ndeshja mes SC Gjilanit dhe KF Malishevës do të luhet të dielën me fillim nga ora 15:00.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles