SC Gjilani ndërpret bashkëpunimin me portierin Kenan Haxhihamza

SC Gjilani ndërpret bashkëpunimin me portierin Kenan Haxhihamza

SC Gjilani ka njoftuar sot opinionin publik, tifozët dhe mediat se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me futbollistin Kenan Haxhihamza.

Ky vendim është marrë pas një periudhe bashkëpunimi korrekt dhe profesional mes futbollistit dhe klubit, duke respektuar të gjitha detyrimet kontraktuale dhe duke ruajtur respektin e ndërsjellë.

Klubi i falënderon futbollistin Kenan Haxhihamza për kontributin e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në ekip dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.

Kujtojmë se Gjilani ka komunikuar para disa ditësh arritjen e marrëveshjes me portierin Aridon Bllaca, duke e vënë ‘firmën’ edhe për dy vite të tjera./Gazeta Enigma/

Related Articles