Pas periudhës aspak të mirë organizative e financiare, Gjilani tashmë është në duar të investitorëve të rinj.
Klubi kuqebardhë tani do të jetë në duart e disa investitorëve të cilët do synojnë ngritjen e klubit në majë të futbollit kosovar.
Siç mëson lajmi.net nga burime të sigurta, Fatlum Pireva, Afrim Veliu, Qendrim Demiri, Valmir Rrahmani dhe Shaban Bajrami janë investitorët e rinj të Gjilanit.
Investitorët e rinj të SC Gjilanit kanë mbajtur gjithashtu një mbledhje të përbashkët një ditë më parë (e diel)
“Skifterat” pak kohë më parë kaluan periudhën më të vështirë në histori të klubit.
Pas largimit të ish-presidentit Florim Zuka, pasuan edhe largimet tjera të trajnerit e futbollistëve kryesorë të edicionit të kaluar.