Sport Club Gjilani ka nisur një shembull organizativ që i kishte munguar shpeshherë sportit kosovar në përgjithësi, shkruan Gazeta Enigma.
Reshjet e mëdha të borës kishin mbuluar terrenin sintetik në Gjilan më datë 21 nëntor, por bora “u zhduk” pasi disa orëve.
Kjo pasi që drejtuesit e këtij klubi iu përveshën punës dhe u organizuan për ta larguar borën.
Një ditë më pas ‘kuqebardhët’ udhëtuan drejt Obiliqit për t’u stërvitur në fushën e stadiumit “Agron Rama”, e cila ishte gjithashtu e mbuluar nga bora.
Në orët e para të mëngjesit udhëtuan nga Gjilani vetëm e vetëm për ta pastruar stadiumin.
Të shtunën, “Skifterat” udhëtuan në Drenas për t’u përballur me Feronikeli ’74, me ç’rast gjetën fushën e mbuluar nga bora, por as kjo nuk i pengoi për ta fituar ndeshjen me rezultat bindës 3:0.
Pamjet nga organizimi i klubit gjilanas: