SC Gjilani pëson humbje ndaj skuadrës ruse!

SC Gjilani pëson humbje ndaj skuadrës ruse!

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Antalia të Turqisë aty ku po e zhvillon fazën përgatitore.

Skuadra gjilanase sot ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën turke, shkruan Gazeta Enigma.

“Kuqebardhët” kanë pësuar disfatë nga skuadra ruse Chayka Peschanokopskoye me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori, Anton Orlov në minutën e 37-të.

Ismet Munishi këtë përballje e nisi me këta futbollistë: Ymeri, Kastrati, Rapa, Veliu, Jakupi, Ismajli, Shkodra, Kqiku, Cale, Kelmendi dhe Hajdari.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles