SC Gjilani shënon fitoren e parë në Superligë, Ballkani befason kampionin në fuqi

SC Gjilani shënon fitoren e parë në Superligë, Ballkani befason kampionin në fuqi

Mbyllen dy takimet e javës së sytë të Superligës së Kosovës në Futboll me fitore të mysafirëve, në ndeshjet Prishtina – Ballkani dhe Ferronikeli – Gjilani. Të dy takimet janë mbyllë me fitore minimale të skuadrave mysafire, Prishtina – Ballkani 0 – 1 dhe Ferronikeli – Gjilani 0 -1, shkruan Gazeta Enigma

Skuadra e Ballkanit ka kaluar në avantazh ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës me të filluar pjesa e dytë e takimit, saktësisht në minutën 51’, me golin e realizuar nga sulmuesi I krahut Ermal Krasniqi, Ai e mposhti portierin Eglant Haxho me një gjuajtje prej rreth 18 metrave, duke realizuar me ndihmën e traversës.

Në ndeshje tjetër të zhvilluar në Drenas, SC Gjilani ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme në kuadër të javës së dytë, ndaj Ferronikelit. Golin e vetëm për mysafirët e ka shnëuar Gerhard Progni nga pika e bardhë, në minutën 69’.

Related Articles