Sport Club “Gjilani” janë duke qëndruar në Ohër, ku po përgatiten për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
“Kuqebardhët” deri më tani e kanë bërë vetëm një zyrtarizim, duke prezantuar qendërmbrojtësin shkupjan, Besart Krivanjeva.
Enigma mëson se sot klubi gjilanas pritet që ta zyrtarizoj bashkëpunimin edhe për dy vite me sulmuesin anësor, Shend Kelmendin.
Kelmendi në sezonin e fundit ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar tek SC Gjilani.
27-vjecari në 16 ndeshje ka arritur t’i realizojë gjashtë gola.
/Gazeta Enigma/