SC Gjilani të martën luan miqësore me skuadrën e madhe shqiptare

SC Gjilani të martën luan miqësore me skuadrën e madhe shqiptare

Sport Club “Gjilani” do të luaj miqësore me skuadrën e madhe shqiptare, FK Kukësi nga Shqipëria.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena”, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshja kontrolluese do të luhet ditën e marte me datë 04/07/2023 me fillim nga ora 17:30.

Kujtojmë që skuadra e Gjilanit do të luaj në rundin e parë të Ligës së Konferencës me skuadrën nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn.

/Gazeta Enigma/

Related Articles