SC Gjilani ka njoftuar se ka emëruar drejtorin e ri sportiv të klubit, raporton Gazeta “Enigma”.
SC Gjilani përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se në krye të kësaj pozite do të jetë Liridon Ahmeti.
“Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria. Ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit”, thuhet në njoftimin e tyre.
“SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin”.
