Së shpejti publikohet aktakuza për përleshjen fizike në Kuvendin e Kosovës

Së shpejti publikohet aktakuza për përleshjen fizike në Kuvendin e Kosovës

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se janë duke përfunduar hetimet lidhur me përledhjen fizike në Kuvendin e Kosovës, që ndodhi në korrik të këtij viti, shkruan Gazeta Enigma.

Ata kanë konfirmuar se së shpejti pritet që të ngritet aktakuza.

“Hetimet lidhur me këtë rast gati kanë përfunduar. Janë ndërmarrë disa veprime, ndërsa së shpejti do të ngritet aktakuza”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni dhënë Gazetës Enigma.

Tutje bëhet e ditur se aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

“Për detaje të tjera do të njoftoheni me rastin e ngritjes së aktakuzës”, kanë thënë nga prokuroria.

Ndryshe, në seancën e 13 korrikut deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje e ministra të kabinetit qeveritar janë përfshirë në një përleshje fizike. / Gazeta Enigma.

Related Articles