Dardan Sejdiu ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit. Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të menaxhojë me pandeminë.
“S’ka asnjë kuptim me dalë në studio televizive e me thënë se populli ka faj. Nuk ka termin. Aplikon për termin e nuk ki termin. Nuk ki ekip mobile, nuk ki të shtunën e të dielën vaksinim. 40 vjeçarët ke filluar me i vaksinu para 3 jave. Për çka jemi tu fol?”, tha Sejdiu.
“Nuk ka kuptim me marrë me qeverisë me vendin, me dalë në televizor edhe me tregu qysh i ke asgjësuar 130 mijë vaksina se s’po do populli me u vaksinua’, ka shtuar ai.
Sejdiu ka krahasuar Kosovën me vendet e rajonit.
“Në Maqedoni s’mund të futesh në restorant nëse s’ki dëshmi të vaksinës. Nuk futesh në restorant pa dëshmi të vaksinës. Në Kosovë mundesh me bo absolutisht çdo gjë pa dëshmi të vaksinës. E dënon njërin që ecë vetë në rrugë se s’ka vnu maskë”, theksoi Sejdiu.