Partia Demokratike e Kosovës është në balotazh për Dragashin, Drenasin, Klinën, Prizrenin, Vushtrrinë, Malishevën, Shtimen dhe Kaçanikun.
Sekretari i përgjithshëm i saj, Bajrush Xhemaili tha se synojnë të fitojnë në të gjitha prej tyre.
“Hyjmë në garë me i fitu të gjitha. Kemi rezultatet të mira, Drenasi është larg prej rivalit të tij, Prizreni, Vushtrria, po them në të gjitha pastaj komunat vec që i kemi pasë Kaçanik, Shtime, do t`i mbajmë ato që i kemi pasë”, u shpreh ai për “Front Online”, përcjellë Gazeta “Enigma“.
Ai e bëri të qartë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicionet e mundshme me asnjë parti.
“Sa i përket koalicioneve ne s`kemi vija të kuqe dhe sigurisht që nuk do të kemi. Sepse nuk është mirë me i vendos vi të kuqe askujt. Do të marrim vendim në organet e partisë”, theksoi ai.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar deri tani në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj. /Gazeta “Enigma“/