Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka reaguar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Ai tha se tani ekziston një “rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, raporton BBC.

“Në këtë orë të rrezikshme, është thelbësore të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, është shprehur ai.

Related Articles