Sekretari i shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme

Sekretari i shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme

Sekretari i shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme.

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi në një intervistë për Deutsche Welle.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk duket se po bën ndonjë përparim për momentin. Çfarë mund të bëhet për ta ringjallur atë?

Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po t nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm. I dërguari special i BE -së për dialog, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, kanë mbështetjen tonë të plotë. Ata janë duke bërë pikërisht atë që tani për tani është e drejtë: T’i ulin të dyja palët në bisedime. Në fund, do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme, në mënyrë që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, që do t’u mundësojë të dy vendeve të bashkohen me BE-në.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar çështjen e trajtimit të së kaluarës me Serbinë si parakusht për bisedime të suksesshme. Si përfaqësues i një populli që e ka marrë përgjegjësinë për krimet e tij, çfarë do t’i propozonit ju Presidentit serb?

Një parakusht i rëndësishëm është që çdo palë të përballet me përgjegjësinë e vet. Përballja me të kaluarën është e mundur vetëm mbi këtë bazë. Unë e theksova këtë edhe në diskutimet e mia në rajon. Sidoqoftë, përballja me të kaluarën nuk duhet të jetë parakushti i dialogut, sepse kështu bisedimet do të jenë të pamundura. Në këndvështrimin tim është e anasjella: Një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë do ta bënte më të lehtë përballjen me të kaluarën.

Më 6 tetor do të ketë një tjetër Samit BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni. Cilat janë pritjet tuaja (dëshirat, shpresat)?

Ne duam një sinjal të qartë se rruga evropiane e rajonit do të vazhdojë. Prandaj ne shpresojmë shumë që do të arrijmë t’i shmangim pengesat aktuale në mënyrë që të fillojmë përfundimisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat u vendosën në Mars 2020. Zgjidhja është në tryezë – në qershor ajo u mbështet shprehimisht nga 26 shtete anëtare të BE-së./DW

Related Articles