Sekuestrohen armë e municion në Gjilan nga bastisja e 3 shtëpive

Sekuestrohen armë e municion në Gjilan nga bastisja e 3 shtëpive

Policia e Kosovës të hënën gjatë kontrollit të shtëpive të tre të dyshuarve për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në Gjilan, janë sekuestruar disa armë, raporton Gazeta Enigma.

“Me datën 04.01.2025 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarve R.H. (viti i lindjes 1979), R.H (viti i lindjes 2002) dhe A.H. (viti i lindjes 2003) të gjithë meshkuj kosovar nga fshati Cernicë. Kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 dyshohet se kanë shtënë në ajër me armë”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Policia ka njoftuar se janë sekuestruar, një pushkë gjuetie me leje e llojit Liberti Arms e kalibrit 12 mm, një  pushkë gjuetie me leje e llojit Lupo Benelli e kalibrit 308 mm, një pistoletë me leje e llojit Cervena Zastave, një pushkë automatike e llojit Thomson Submachine Gun e kalibrit 45 mm pa leje përkatëse, një pushkë gjuetie e llojit Benelli Agro, 19 gëzhoja të kalibrit 9×9 mm, 12 gëzhoja të kalibrit 7×76 mm, 2 gëzhoja të kalibrit 306 mm, 7 fishekë të kalburit 9 mm, 5 karikatorë të zbrazet dhe 216 fishekë të kalibrit 30.06 mm.

“Tre të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, rast i cili do të procedohen në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles