Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë, saktësisht në fshatin Surkish.

Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas njoftimi të Policisë, lidhur me rastin do të do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

Njoftimi i plotë:Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme./Gazeta “Enigma”/

Related Articles