Sekuestrohen tri armë zjarri dhe municion në Podujevë

Sekuestrohen tri armë zjarri dhe municion në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar tri armë zjarri dhe municion në Podujevë, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e Policisë theksohet se janë gjetur tri armë zjarri, tre karikatorë dhe 35 fishekë.

Ndaj personave të dyshuar njoftohet se janë inicuar raste për përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion policor, dy persona dhe janë sekuestruar:

– tri armë zjarri,

-tre karikatorë dhe

– 35 fishekë

Sekuestrimi i armëve është bërë pas kontrollit të kryer me urdhër të prokurorit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake, të vendbanimit të personave të dyshuar, një ditë pas raportimit për të shtëna me armë (në ajër), në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.” /Gazeta Enigma

Related Articles