Selanik: Kapen 100 kg kokainë në port, arrestohen nëntë persona

Selanik: Kapen 100 kg kokainë në port, arrestohen nëntë persona

Mediat greke kanë njoftuar për një nga goditjet më të rëndësishme kundër karteleve të kokainës nga Amerika Latine. Insitucionet greke së bashku me efektivë të policisë së Administratës së Ndjekjes së Drogës arritën të arrestojë nëntë persona që kishin pranuar 100 kilogramë drogë nga një kontenier në portin e Selanikut, raporton Protothema.gr, transmeton Gazeta Enigma.

Operacioni u zhvillua në Diavatë kur policia bllokoi dy makina në të cilat shtatë personat mbanin sasinë e cekur të kokainës.

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej në një “çantë” drejt qytetit.

Siç mësohet, shtatë të arrestuarit kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën. Madje, theksohet se në kontrollin e kryer në shtëpi, pas arrestimit të nëntëve, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.

Kontejneri me kokainën vinte nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

Related Articles