Selektori i reprezentacionit të Kosovës Bernard Chalanders, është duke përcjellur takimin Prishtina – Ballkani, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në Futboll, shkruan Gazeta “Enigma”.
Chalanders është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të pa nga afër performancën e dy skuadrave, Prishtina – Ballkani, dhe për të pasur një pasqyrë sa më të qartë për nivelin dhe kualitetin e futbollistëve të superligës, për ndonjë angazhim eventual në të ardhmen .
Lajmin për Gazeta “Enigma” e ka konfirmuar ndihmësselektori, Muharrem Sahiti, i cili ka bërë të ditur poashtu se paraprakisht, një ditë më parë, selektori Chalanders ka përcjellur takimin e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në mes të Drites dhe Llapit, i cili u mbyllë pa gola.
Këto komente Sahiti i bëri në një prononcim enkas për Gazeta Enigma, në prag të ndeshjeve të radhës, kualifikuese për botrërin “Qatar 2022”, që e presin kombëtaren e Kosovës, ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.
Përndryshe, Sahiti ka konfirmuar se reprezentacioni i Kosovës është optimiste për ndeshjet kualifikueset të shtatorit, të cilat e presin gjatë ditëve në vijim.