Mushkolaj: Nuk ka termine për vaksinim deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina

Mushkolaj: Nuk ka termine për vaksinim deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina

Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi nuk mund të caktohet terminë për vaksinim kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Mushkolaj ka publikuar një fotografi në të cilën është njoftuar se për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka terminë të lira nëpër qendrat e vaksinimit.

Ai thënë se nuk mund të caktohen termine online e as fizikisht nëpër Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina.

“Nuk mund të caktohen termine online, e as fizikisht nëpër QKMF, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina”, ka shkruar Mushkolaj krahas fotografisë së publikuar.

Related Articles