Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas përgjigje ndaj pyetjeve të tij rreth demarkacionit me Malin e Zi.
Selmanaj tha beson që shumë shpejt Kurti do të hiqet nga pozita e kryeministrit.
“Tani unë e di lojën e fjalëve që dini ta përdorni, por po iu them që jam i bindur që ti nuk do të merresh merr me këtë punë. Ti një ditë do të hiqesh edhe prej kryeministrit, besoj që ndoshta shpejt, por një standard që e ke vendosur në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë, është që mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bo standard se si me ardhur dikush në politike e pushtet”, tha ai.
“Zotëri kryeministër, kjo nuk është përgjigje. Ju për këtë zotëri kryeministër e keni krijuar një situatë të rëndë në Kosovë, ju për këtë keni vendos në pikëpyetje sigurinë individuale dhe kolektive të kësaj shoqërie. Me sjelljet e juaja për këtë çështje i keni vënë në pikëpyetje edhe organet e rendit por edhe institucionet publike në Kosovë. Me veprimet e asaj kohe, i keni lënë njerëzit pa viza dhe sot e tutje paguajnë me miliona për atë çështje. Dhe me thënë tash ju këtu që kur të vjen koha, kur të është koha e përshtatshme edhe pa ankesë marrëveshje, gjithmonë ka qenë e mundur”, tha Selmanaj.