Selmani i Llapit thotë se do luftojnë deri në frymën e fundit për titullin kampion

Selmani i Llapit thotë se do luftojnë deri në frymën e fundit për titullin kampion

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, shkruan Gazeta Enigma.

Në vikendin që po vjen na pret ndeshja e zjarrtë mes Ballkanit dhe Llapit e cila do të zhvillohet në Suharekë.

“Enigma” e ka kontaktuar futbollistin e Llapit, Kastriot Selami, i cili ka folur për takimin në fjalë.

Sipas Selmanit, atmosfera është fantastike dhe se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

“Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi duke u përgatitur maksimalisht që t’i qasmi kësaj ndeshje dhe të dalim nga Suhareka me pikët e plota”, tha Selmani.

Sulmuesi anësor ka treguar edhe synimet e klubit këtë sezon, duke thënë se do luftojnë deri në fund të sezonit për titullin kampion, por gjithmonë vëmendje do ketë edhe Kupa e Kosovës.

“Synimet e klubit janë që të luftojmë deri në fund për titull të kampionatit, pse jo ta mbrojmë edhe Kupën e Kosovës. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje që së paku të kemi një vend në garat evropiane”, shtoi më tutje Selmani.

Për fund futbollisti i talentuar 22-vjecar ju ka premtuar tifozëve llapjanë që do të luftojnë deri në fund.

“Tifozëve llajpjanë ju premtojmë që do të luftojmë deri në frymën e fundit që ta sjellim titullin kampion në “Zahir Pajaziti”, përfundoi Selmani

Llapi tashmë zë vendin e katërt me 39 pikë të grumbulluara pas 22 xhirove.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles