Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka thënë se “Dardanëve” u ka munguar fati në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Kosova pësoi humbje 2:0 nga Jordania, të mërkurën mbrëma dhe Selmani në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë prej minutës së 62-të duke e zëvendësuar Milot Rashicën.
“Në këtë ndeshje nuk patëm fat pasi nuk arritëm të shënojmë asnjë gol përkundër rasteve të shumta që i patëm”, ka thënë shkurt Selmani, i cili beson në një rezultat dukshëm më të mirë kundër Greqisë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.
/Gazeta Enigma/