Serbët në Veri me antifushatë, u kërkohet të ushqehen me mallra nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Serbët në Veri me antifushatë, u kërkohet të ushqehen me mallra nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Fushata e Kosovës për bojkotimin e produkteve serbe duket se i ka ‘hidhëruar’ e nervozuar serbët e veriut.

Andaj, ata kanë vendosur që t’i kundërpërgjigjen kësaj fushate me një antifushatë.

Në komunat në veri Kosovës janë vendosur billborde që kërkojnë nga serbët të mos ushqehen me produktet e shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet, por me ato të shteteve që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nema predaje! Probajte jela zemalja koje nisu priznale Kosova*” ose në shqip, “Jo dorëzim! Provoni ushqim nga vendet që nuk e njohën Kosovën”, shkruhet në këto thirrje.

Fushata në Kosovë e cila bën thirrje për bojkotimin e produkteve serbe ka filluar të gjej përkrahje të madhe,. Shumë markete tashmë kanë njoftuar se në raftet e tyre nuk kanë më produkte serbe, e kjo falë anagzhimit të biznesmenit Burim Piraj, një nga biznesmenët më të suksesshëm që ka Kosova, pronar i firmës “Meka Halal Food”.

Related Articles