Flasin Policia për Gazetën Enigma për shkrepjen e plumbave në Veri

Rreth 50 persona pjesë e “Kosovo Mountain Club”, kanë shkuar në mënyrë për organizuar për të ecur në zonën e Zubin Potokut. Sipas organizatorëve, paraprakisht policia ka qenë e njoftuar për ecjen, por gjatë rrugës ata kanë hasur në dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Pas incidentit grupi ka ndërruar destinacionin e ecjes, ndërsa rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për Gazeten Enigma se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti për Gazeten Enigma.

Related Articles