Një 14-vjeçar në Serbi, dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij 12-vjeçar me pushkë gjuetie.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Meduluzhje afër Mlladenovcit në Serbi.
Sipas Novostit, ngjarja ka ndodhur në kohën kur djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë.
Sipas raportimeve ata dyshohet se ishin duke luajtur në oborr dhe janë grindur se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar.
Më pas thuhet se vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie me të cilën ka shtëntë në drejtim të vëllait, duke e qëlluar në kokë.
Gjyshja e tyre thuhet se ka filluar të thërrasë fqinjët për ndihmë. “Thirrni ambulancën e policinë, shpejt”, citohet të këtë thënë ajo.
14 – vjeçari është dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka ndaluar edhe gjyshen e djemve nën dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë pa leje.