Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shtetas i Serbisë i ofroi ryshfet policit në Jarinje, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai më pas është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.