Serbia dorëzon kërkesë në OKB për seancë të jashtëzakonshme ndaj Kosovës

Serbia dorëzon kërkesë në OKB për seancë të jashtëzakonshme ndaj Kosovës

Ambasadori i Serbisë në Misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, ka dorëzuar sot kërkesën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Arsyeja thuhet se është “situata në Kosovë”.  Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës të cilët janë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Tërhiqet vëmendja për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës, e cila është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën e KS të OKB-së 1244, dhe e cila është e një natyre të tillë që kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit”, shkruhet në artikullin e mediumit serb Tanjug.

Pakënaqësi nga Serbia ka kohëve të fundit për largimin e përdorimit të dinarit në Kosovë me anë të rregullores së fundit që është publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, po ashtu edhe për mbyllen e komunave paralele nga Kosova.

Related Articles