Serbia i paraqet si normale vonesat në kufi, i kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët

Serbia i paraqet si normale vonesat në kufi, i kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët

Gjatë ditës qindra qytetarë të Kosovës janë ndaluar në Serbi teksa kishin hyrë për të kaluar nëpër shtete të tjera të Evropës.

Kjo shkaktoi reagime nga Kosova dhe të Bashkimit Evropian që tha se Serbia po e shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Por, Ministria e Brendshme e Serbisë e ka mohuar që ka pasur ndalim të planifikuar duke i paraqitur si vonesa normale.

Përmes një komunikate thuhet se gjithçka ka të bëjë me çështje sigurie.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë lidhur me akuzat për ndalim të autobusëve me shenja regjistrimi nga territori i Kosovës në vendkalimet kufitare, thekson se këto akuza janë të pabaza dhe se policia nuk ka ndaluar askënd ose nuk ka penguar hyrjen kalimi i ndonjë qytetari nga territori i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se janë duke u kryer vetëm kontrolle sigurie duke shtuar se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë pa u penguar.

“Kontrolli i të gjithë udhëtarëve në vendkalimet kufitare është duke u zhvilluar dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, të gjitha me qëllim rritjen e sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë vonesa më të gjata në vetë kalimin kufitar. Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë thekson se të gjithë qytetarëve nga territori i Kosovës u lejohet hyrja e pa penguar dhe refuzon fuqishëm insinuatat se atyre u ndalohet hyrja për shkak të posedimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos përhapin panik dhe të informojnë rrejshëm publikun”, thuhet në njoftim. 

Related Articles