Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, thotë se nuk beson që Serbia do t’i hapë arkivat e saj, për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kandiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Serbia nuk do të japë dokumente, të cilat ajo nuk ia ka dhënë as Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, që njihet si Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi.
Komente e Kandiqit vijnë pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka potencuar rëndësinë që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.