Serbia paraburgos për 30 ditë ish-ushtarin e UÇK-së

Serbia paraburgos për 30 ditë ish-ushtarin e UÇK-së

Autoritetet gjyqësore në Serbi i kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanit, i ndaluar nga policia serbe tre ditë më parë. Lajmi është konfirmuar për PortalMagazina.com nga të afërm të tij.

“Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beograd”, ka deklaruar një i afërm i ish-ushtarit të UÇK-së.

Sipas familjarëve, Llozhani po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës përmes Serbisë, kur u ndalua nga autoritetet serbe dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka informuar Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe ka dërguar nota verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, “me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë” së shtetasit kosovar.

Related Articles