Sergio Busquets e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin “RAC1”, ku përpos Messit, Gavit e Araujo, ka folur edhe për përforcimin e fundit të Barcelonës.
Mesfushori spanjoll më saktësisht foli për Franck Kessien, i cili do t’i bashkohet gjigantit katalunas nga sezoni i ardhshëm.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është në përfundim të kontratës me Milanin dhe atë mezi po e presin në “Camp Nou”.
Njëri prej tyre është edhe Busquets, i cili do ta ketë shok reparti.
“Franck Kessie? Trajneri Xavi e ka parë atë dhe është pajtuar që ta transferojmë. Prandaj, jam i lumtur që Barcelona po bën transferime dhe që lojtarët duan të vijnë këtu. Ai është një lojtar i fortë, i fuqishëm, do të na ndihmojë ne”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll.
Kessie tashmë e ka nënshkruar kontratën me “Blaugrana”.
Pasi i kompletoi vizitat mjekësore, ai nënshkroi kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2026.