Edon Zhegrova viztiton FFK-në, pritet nga kreu i saj Agim Ademi

Edon Zhegrova viztiton FFK-në, pritet nga kreu i saj Agim Ademi

Talenti kosovar i ekipit Përfaqësues të Kosovës, njëherit lojtar i FC Bazel në Zvicër, Edon Zhegrova, i cili së fundi ka impresionuar me paraqitje dhe realizime të golave, ka qëndruar në selinë e FFK-së ku është pritur nga Agim Ademi, kryetar i FFK-së, shkruan Gazeta Enigma.

Në një njoftim në rrjete sociale, kreu i FFK-së Agim Ademi, është shprehur tejet i kënaqur me vizitën e talentit të futbollit Edon Zhegrova në institucionin që drejton, duke sqaruar se kanë biseduar për tema të ndryshme, përfshirë paraqitjet dinjitoze të futbollistit, i cili ka impresionuar tifozët e tij gjithandej.

“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares sonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar, me ç’rast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi”, ka shkruajtur Ademi.

Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova…Posted by Agim Ademi on E martë, 21 dhjetor 2021

Në fund shefi i FFK-së është shprehur mirënjohje dhe falënderues, duke e uruar futbollistin e ri e tejet cilësor, Edon Zhegrova për festat e fundvitit e për suksese me skuadrën e tij,  FC Bazel, e veçmas me Kombëtaren e Kosovës.

Related Articles