Ndeshja e parë e së shtunës në mes të Sampdorias dhe Torinës ka përfunduar me fitoren minimale (1:2) të mysafirëve përkundër avantazhit fillestar të vendësve, shkruan Gazeta Enigma.
Torino ka shënuar fitore të madhe ndaj Sampdorias në udhëtim duke fituar me përmbysje 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Serie A.
Fillimisht vendësit kaluan në epërsi në minutën 18’ me golin e shënuar nga Francesko Caputo, ndërsa shifrat u barazuan në minutën 27’ nga Wilfried Singo(1:1). Ky gol erdhi pas assistimit të futbollistit të ekipit përfaqësues Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Mysafirët ishin më këkrues në pjesën e dytë që rezultoi me golin e avantazhit në minutën 27’, i cili doli të jetë gol i epilogut përfundimtar të takjimit të parë të javës 21-të në Serie A.
Në programin e së shtunës zhvillohen edhe dy ndeshje në Serie A, Salernitana – Lazio (18:00h) dhe Juventus – Udineze (20:45)./Gazeta Enigma/