Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se edhe ditë më parë ishte dhënë një alarm për bombë, por që i njëjti më vonë kishte rezultuar i rrejshëm. 

Related Articles