Sërish dështon emërimi i bordit të ri të OShP-së

Sërish dështon emërimi i bordit të ri të OShP-së

Organi Shqyrtues i Prokurimit do të vazhdojë të mbesë akoma pa bord, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu rrjedhimisht ky organ nuk do të mund t`i trajtojë ankesat rreth tenderëve të ndryshëm.

Nga prilli i këtij viti e deri në dhjetor janë mbi 500 tenderë në vlerë gati rreth 200 milionë euro të cilat janë bllokuar.

Kuvendi sot me vota 2 për, 64 vota kundër dhe asnjë abestenim nuk i emëroi prapë anëtarët e tij.

Emrat e personave për bord të OShP-së që s`u votuan:

Ardian Behra – kryetar

Hasim Krasniqi – anëtar

Faruk Rexha – anëtar

Adem Spahiu – anëtar

Ruzhdi Morina – anëtar

Related Articles