Shaqir Totaj pranon detyrën e kryetarit të Prizrenit

Shaqir Totaj pranon detyrën e kryetarit të Prizrenit

Kryetari i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune.

Atij postin ia dorëzoi kryetari i deriranishëm nga Lëvizja Vetëvebdosje, Mytaher Haskuka i cili me stafin e tij edhe e priti në zyrë Totajn.

Haskuka falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët përgjatë kësaj periudhe katërvjeçare sa qeverisi, ndërsa shtoi se pret puna të mira nga kryetari i ri.

Ndërkohë, Totaj ka thënë se do të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit Komunal, emërimin e drejtorëve të rinj dhe më pas të bëhen punë të mira. Sa i përket koalicioneve, ai u shpreh se janë ende në bisedime me partitë politike. 

Pas pranim-dorëzimit të detyrës për kryetar, të premtën e 10 dhjetorit, kryetari i ri bashkë edhe me asamblistët e rinj, do të japin betimin. / Gazeta Enigma.

Related Articles