Sërish ndalohet transporti ilegal i dinarëve në Jarinjë

Sërish ndalohet transporti ilegal i dinarëve në Jarinjë

Sot në Jarinjë është ndaluar një automjet i cili transportonte dinarë në mënyrë ilegale.

Vetura e blinduar me dinarë e dërguar nga dega e Bankës Popullore të Serbisë në Kragujevc ka arritur në Jarinjë pak para orës 11:00 dhe aty është ndalur dhe paratë janë dërguar në kasafortën e Bankës Popullore të Serbisë në Lesapoviq.

Paratë në dinarë është dashur t’i marrë automjeti i kompanisë britanike “Henderson”, e cila është kontraktuar nga Banka Popullore e Serbisë.

Zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës kanë paralajmëruar se do të arrestojnë zyrtarët e Bankës Popullore të Serbisë për shkak të transportit ilegal të parave në Republikën e Kosovës.

Related Articles