Sërish përleshje në Burgun e Dubravës, dy të burgosur e bëjnë për spital një tjetër

Sërish përleshje në Burgun e Dubravës, dy të burgosur e bëjnë për spital një tjetër

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta dhe po ndodhin pikërisht në këtë kohë kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje.

Gazeta Sinjali ka raportuar së fundmi për plot ngjarje të tilla, teksa tashmë ka mësuar se edhe dje ka ndodhur një incident në Burgun e Dubravës, ku dy të burgosur kanë rrahur një tjetër, pas një mosmarrëveshje që dyshohet se kanë pasur me vete.

Sipas informacioneve të para, të dënuarit L.B., dhe G.H., ka sulmuar fizikisht të dënuarin tjetër, duke e goditur me grushte, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos eksalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u sulmua është dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit për “Lëndim i lehtë trupor”.

Related Articles