Kosova sërish përjeton rritje të çmimit të naftës, derisa në disa pompa çmimi i litres se naftës ka shkuar në 1.65 euro.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Gazetën Enigma, derisa ka thënë se importi përcakton rritjen e çmimit.
“Sot në Kosovë çmimet e derivateve sillen dizelli 1.63 cent, benzina 1.42 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi sepse ka lëvizje të çmimeve në berz, çmimet në import janë rritur”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se gjatë muajit maj të vitit 2020, Kosova kishte shënuar një record të rënies së çmimit të naftës.
Mirëpo, përveç rritjes së çmimit të naftës, është shtrenjtuar edhe energjia elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. /Gazeta Enigma/.