Pak ditë pasi u varros një polic gjerman të cilit vdekja i erdhi nga plagët e një therrje, një tjetër zyrtar është therrur gjithashtu në Mannheim të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për një politikan lokal gjerman, nga partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), kështu raportoi të mërkurën agjencia gjermane e lajmeve dpa, transmeton Gazeta Enigma.
Sulmuesi me thikë u arrestua menjëherë pas incidentit rreth orës 20:45, të martën.
Dega lokale e AfD tha se politikani i plagosur ndodhet në spital dhe se dyshojnë se autori mund të jetë një aktivist radikal i majtë, sipas dpa. /Gazeta Enigma
Sërish sulm me thikë në Gjermani, plagoset një politikan
