Serwer: ShBA-ja dhe BE-ja po mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, kjo do të ketë pasoja

Serwer: ShBA-ja dhe BE-ja po mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, kjo do të ketë pasoja

Përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën për të mos marrë kontrollin e veriut të saj me shumicë serbe duhet të jenë të dukshme për të gjithë sot, thotë Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington.

Server kujton se vitin e kaluar ka pasur tensione të shkaktuara nga vendimi targat, bojkoti i zgjedhjeve komunale në pranverë, trazirat pasuese kundër kryetarëve të zgjedhur joserbë, sulmi ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në maj, kidnapimi i policëve të  Kosovës – të gjitha këto thotë ai ishin preludi i rebelimit të penguar fundjavën e kaluar.

Por Server thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE deri më tani nuk kanë arritur të nxjerrin përfundimet e nevojshme, transmeton gazeta online Reporteri.

“Ata vazhdojnë të bëjnë thirrje për dialog pa asnjë pasojë për Beogradin. Madje, ambasadori amerikan në Beograd (Christopher Hill) mendoi se ishte me vend të sugjeronte që Serbia të anëtarësohej në NATO. Shumica dërrmuese e serbëve e refuzojnë këtë perspektivë. Brenda BE-së, është e vështirë të kërkohet llogari nga Serbia, sepse çdo vendim kërkon unanimitet. Hungaria pro-ruse e Viktor Orbanit është një prishës i zakonshëm. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Sllovaki do ta bëjë Bratislavën e  mikun e ardhshëm më të mirë të Moskës.

Përpjekja e vazhdueshme dhe e pafrytshme e administratës Biden për ta kthyer Serbinë drejt Perëndimit po bllokon çdo rimendim serioz të politikës në Ballkan. Zyrtarët amerikanë thjesht nuk duan të pranojnë dështimin.

Ata vazhdojnë të kërkojnë qetësim, janë të verbër ndaj keqbërjes së Beogradit”, shkruan ndër të tjera Server në blogun e tij.

Related Articles