Pepu Gomez shënoi për avantazhin fillestar të Sevilës, kurse Ronald Araju barazoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë, për të shkuar në pushim me rezultat të ekuilibruar 1:1. E ky barazim doli të ishte epilogu përfundimtar i tërë takimit.
Në fakt pjesa e dytë ishte më e varfër sa I përket efikasitetit, ndërsa në minutën 64’ Sevila mbeti me 10 lojtarë në fushë pas ndëshkimit të Jules Kounde me të kuq.
Ky ishte hendikep i madh për vendësit pasi pretendonin të mbanin hapin për kreun e ytabelës me Realin nga pozita e dytë, duke e përcjellë në hap, ndërsa Barcelona ka arritur kuotën e 29 pikëve, por akoma larg objetivave të saj për kreun e tabelës, shkruan Gazeta Enigma.